Një skenë e madhe është ngritur në ballinën e Pallatit të Kongreseve, për premierën absolute të filmit ‘Në kuadër të dashurisë’.

Yjet e filmit do të parakalojnë në tapetin e kuq. Dhe akses mund të kenë të gjithë ata që duan ti takojnë, të bëjnë një fotografi, apo të marrin një autograf.

Tashmë publiku është njohur me trajlerin dhe kolonën zanore të filmit “Pa ty” nga Luiz Ejlli, edhe me një performancë tijën live në premierën e “Dancing With the Stars”.

Ky është filmi i parë artistik si prodhim i Top Channel Films. Një komedi romantike filmi ka dy protagonistët kryesorë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari. “Në kuadër të dashurisë” ka një kast shumë interesant, me aktorë profesionistë, por edhe me personazhe të tjerë të njohur dhe shumë të dashur për publikun. Ndriçim Xhepa, Sara Hoxha, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Dea Mishel Hoxha, Salsano Rrapi, Myzafer Zifla, Klodiana Keco, Koço Qendro.

Premiera do të vazhdojë të shfaqet edhe në datat 10 dhe 11 tetor dhe biletat mund ti gjeni pranë pallatit të kongreseve por edhe në films.top-channel.tv

Më pas, filmi do të jetë i aksesueshëm për publikun e gjerë edhe në sallat e kinemasë.

Pritja në tapetin e kuq do të fillojë në orën 19: 30 dhe do të transmetohet live në kanalin zyrtar të YouTube në Top Channel, në Top News dhe Top Albania Radio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA