“Në Kuadër të Dashurisë 2”?! Dea Mishel dhe Jori Delli zbulojnë detajet pikante në tapetin e kuq

09/10/2023 20:28

Jori Delli, e cila luan si vajza e aeroportit në prodhimin e Top Channel “Në Kuadër të Dashurisë”, ka zbuluar disa detaje nga filmi.

Në një intervistë për Blendi Salaj, nga tapeti i kuq në Pallat të Kongreseve ku po parakalojnë VIP-at tanë, Jori u shpreh se ajo është lidhja mes fillimit dhe përfundimit të filmit, që shërben si element për një part 2.

“Pjesa finale e filmit është lidhja… Pra ashtu sikurse fillon, ashtu edhe mbaron filmi, kështu që kapitulli i fundit mund të japë hapsirë për një pjesë të dytë. Nuk di nëse mund të jap më shumë spoilera”- tha Jori.

Në atë moment ka ndërhyrë DeaMishel, e cila tha: “Dua ta shpëtoj përpara se të bëjë ndonjë spoiler dhe të hajë nonjë gjobë.”

DeaMishel ka zbuluar për herë të parë për eksperiencën e saj në një film me metrazh të gjatë.

“Jam kënaqur shumë gjatë xhirimeve. Ishte një skuadër shumë profesionale. Skenat e mija kanë me Oltën. Unë jam shoqa e Oltës në film ashtu sikurse në jetën reale. Kështu, mezi po pres ta shohim sepse edhe unë nuk e kam parë dhe kam shumë emocione”- tha DeaMishel.

E pyetur rreth personazhit të saj në film, DeaMishel zbuloi se ajo si shoqa e ngushtë e Oltës e ndihmon atë të kalojë ndarjen.

DeaMishel: Unë e ndihmoj Jonidën (e luajtur nga Olta Gixhari) të kalojë ndarjen. Unë jam ajo shoqja që i mëson se çfarë janë ato gjërat përtej një marrëdhënie në çift.

Blendi Salaj: Pra ti je vajza që thua “pilates dhe tinder”. Urime sonte, ju ftoj të shijoni premierën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA