23/11 23:05
Pritjes i ka ardhur fundi!
Sot në Pallatin e Kongreseve do të mbahet premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” i prodhuar nga Top Channel. Gazetarja e Neada Muça ka qenë në një lidhje direkte me “Wake Up” nga Pallati i Kongreseve, e cila tregoi pamjet nga ambientet e ndryshme ku do mbahet kjo premierë.
Gazetarja tregon se rreth 2100 persona do të mbushin sallën e Pallatit të Kongreseve dhe të ftuarit e veshur glamour do kenë mundësinë të pozojnë para një Glambot, një aparat fotografik me cilësi të lartë. Sipas pamjeve të siguruara nga “Wake Up”, brenda në sallë shihet një ekran gjigand me përmasa 20 me 10 metra, e cila do mundësojë transmetimin e filmit.
Top Channel