Meri Shehu parashikon se si do jetë gara për çdo konkurrent të “Dancing with The Stars”, kush mund të triumfojë

08/10/2023 14:38

Pjesë e Fanclub të spektaklit më të ndjekur në Shqipëri “Dancing With the Stars”, ishte dhe astrologia e njohur Meri Shehu, e cila ka bërë një parashikim për të gjitha çiftet konkurrente.

“I keni artistët shumë të zgjedhur, e kanë dhënë performancën e vetë, kam pikasur çifte të bukura, por kishin dhe talent”, shprehet Meri.

Shenjat që do kenë më sukses në këtë garë sipas Merit janë: Luanët, janë shenja e artit, është e vështirë t’ju shpëtojë eleganca, bukura etj. Demët janë  të favorizuar, por edhe binjakët sepse kanë harmoni trupore për të kërcyer, duhet parë kush i ka këmbët më të forta, më të bukura për të kërcyer, janë shenjat shpirtërore si Gaforret, robotët nuk mund të kërcejnë, shenjat që kanë pasion janë Gaforret, akrepët , Peshqit edhe pse këta i kanë këmbët delikate.

Çfarë mendon ajo për çdo çift?

Armaldo & Mariana, duke bashkëpunuar të dy do jenë çit i suksesshëm, do marrin një gradë në fund të emisionit.

Atalanta dhe Luixihinio, s’dua të parashikoj sepse Luxhiano nuk nuk më  ka dhënë asnjë dhuratë, nga parashikimi që i bëra vjet. Luixhino dhe Atalanta, kombinim i hatashëm, Luani ka fat këtë vit por s’do t’i jap këtë energji Luxhianos, (qesh).

Elvisi dhe Jora,  Elvisi nëse i merr seriozisht këtë garë mund të arrijë sukses.

Eni dhe Odeta, Peshqit edhe pse kanë talent, kanë e prapaskena kështu që do e luajnë lojën në të gjitha aspektet dhe përmasat. Do jetë një çift i rrezikshëm, edhe nëse talenti nuk shkon përpara do triumfojnë Do i prishin punë çiftit që kanë talet.

Saimir dhe Livia: Këta shkojnë më shumë për një trofe të këndshëm, do arrijnë deri diku.

Enxhin Nasufi dhe Silverster, Peshorja ka art, Bricjapi do e ngrejë shumë Enxhin. Enxhi ka bukurinë, kurse Bricjapi ka karrierën. Çifti që do arrijë shumë lart. Do vihen në pozita të vështira ata që do japin çmimin. Kanë një dominancë shumë të fortë.

Sara Karaj dhe Erindi, Sara më pëlqeu shumë, binjakët i harmonizon lëvizjet.

Ronaldo dhe Frenki, Ronaldp më pëlqeu shumë sepse ka qejf kërcimin, nuk kanë shumë fat, por nëse venë pikësynim, mund të ndjekin metoda sportive, të gjejnë rryma hip hop që të frymëzojnë të rinjtë dhe nëse e bëjnë do marrin votat e publikut. Por nuk është viti i tyre.

Fifi dhe Graciane, është një kombinim, sharm i caktuar. Fifi si Dash sot e merr atë që ka humbur dhe do e fitojë, do marrë pozitivitet, e shikoj bukur. Besoj se do jetë çift që do ecë mirë.

Roerdi dhe Encan, Dash dhe Akrep: Janë njerëz energjikë dhe nuk e mendojë dy herë, nuk janë njerëz që të struken, janë çift konkurruese, janë më statikë këta Dashët e dytë, kurse Fifi me Gracianon bëjnë shumë show. Nuk rrezikojnë sepse Enca do e shpëtojë.

Ina dhe Eltioni, Bricjap dhe Gaforre kombinimi më i bukur për t’u martuar dhe bashkëpunuar. Dy të kundërt plotësojnë njëri-tjetrin. Është kombinim perfekt, nuk është rastësi që tërhiqen nga njëri-tjetrin

Jurgeni dhe  Joana, Peshqit dhe Demi, Është një kombinim që përshtatet, romanca më pëlqeu shumë si çift, performanca e Irgenit më pëlqeu nuk e prisja që ai të ishte aq romantik.  Ishte një çift që do bëj tifo sepse kombinimi ishte perfekt si staturë dhe shenjë, Demi jep garanci dhe brishtësi, Peshqit janë të brishtë të melankolikë.

Juliana dhe Dion, Gaforrja dhe Peshqit, janë çift me ndjenjë, edhe arti i shumë perfeksionuar sepse lëvizjet e sakta mund të humbin para ndjenjës. Këta janë çift me ndjenë, shpresoj të kenë art, vihem në dilemë se kush është më mirë se tjetri. Unë do bëj tifo për Irgenin dhe do jetë një kompeticion shumë i bukur.

Sardin dhe Erisa pak të ftohtë, unë i shikoj si një çift i ngurrtë, të shkualifikuar”, ishte ajo çfarë astrologia Meri parashikoi tek “Dancing With The Stars Fanclub.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA