Luiz Ejlli i vuri pistoletën në kokë, Zamira Kita ka disa fjalë për të: E kam njohur gjatë filmit…

08/10/2023 18:36

Aktorja e njohur Zamira Kita, ka ardhur me një rrëfim ndryshe këtë fundjavë tek “E Diell” me Edi Manushin, e cila ka rrëfyer për jetën e saj private dhe atë profesionale.

Ajo është pjesë edhe e filmit më të përfolur të momentit, “Në Kuadër të Dashurisë”, premiera e të cilit do jetë ditën e nesërme në Pallatin e Kongreseve. Ajo ka përmendur një foto që Luizi ka hedhur në rrjetet sociale, ku ky i fundit i ka drejtuar një armë në kokë. Ajo shprehet se ishte një foto për qejf, që nuk kishte lidhje me filmin dhe se arma ishte thjesht një lodër. Sipas saj, Luizi është një djalë mirënjohës dhe besnik dhe e do tepër. Madje ka arritur ta njohë më mirë në filmin që realizuan së bashku dhe se gëzon një respekt të madh për të.

Zamira Kita: Është një foto jashtë filmit. Pistoletën e ka lodër, tha do e postoj këtë foton dhe le të mendojnë që është një film aksion, ne qeshnim, bënim gallatë. Ishte një foto artistikisht e bukur, me dritat me gjithçka dhe më pëlqeu, do e kem një kujtim të bukur me Luizin. Ne kishim shumë skena bashkë, kemi shkuar shumë mirë, nuk kemi patur as konfliktin më të vogël. Unë e dua fort atë djalë sepse është një djalë mirënjohës dhe i besës dhe këtë e them me sinqeritet sepse e kam njohur në disa situata që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me mua gjatë filmit dhe më pëlqen. Ndërkohë me Oltën që më pëlqen shumë si aktore në film, përveçse është e bukur, di dhe e njeh kamerën. Sara siç e thashë u përshtat shumë bukur me ne.

Edi Manushi: Pse e theksove këtë të Luizit, që është bashkëpunëtor i mirë besnik?

Zamira Kita: Sepse e kam bindje, e kam bindje për atë djalë, e sigurova edhe gjatë filmit, por edhe nga shumë gjëra që e kam ndjekur më përpara. Më pëlqen, është personazhi kryesor dhe ne kemi luajtur bashkë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA