Një sherr mes tifozëve të Vllaznisë dhe Tiranës ka ndodhur në Reps të Mirditës, pranë një pikë karburanti.

Pas ndeshjes në Kukës, tifozët e Tiranës kanë goditur me grushte dhe dhunuar me sende të forta tifozët e Vllaznisë.

Një autobus me tifozët e Tiranës u shoqërua në komisariatin e Lezhës. Ndërsa disa prej tifozëve të Vllaznisë u dërguan në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmë mjekësore.

Burime nga Spitali i Lezhës bëjnë me dije se 5 prej tifozëve po marrin mjekim, ndërsa dy të tjerë janë nisur me urgjencë drejt spitalit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA