Moti me temperatura të larta pavarësisht se jemi në muajin tetor, i mban ende të  mbushura me pushues plazhet e Vlorës, ku mund të gjesh turistë të huaj por edhe vendas.

Ndryshe nga sezoni i verës, qetësia e kësaj periudhe është ajo që i ka tërhequr pushuesit.

 “Vij nga Prishtina, jemi së bashku me fëmijët dhe zgjodhëm këtë periudhë pasi është shumë bukur por dhe për shëndetin është shumë mirë. Vlora është shumë e bukur”.

 “Na pëlqen të bëjmë plazh në këtë stinë, është shumë bukur këtu, që nga plazhi por dhe infrastruktura.”

 “Jam nga Peja dhe jetoj prej 50 vitesh në Stokholm. Vlora më pëlqen shumë dhe çdo vit jam në këtë qytet. Gjithë muajin Tetor do vijoj të bëjë plazh në Vlorë.”

“ Jetoj në Francë dhe nuk ka si Vlora, dhe për moshat tona muaji Tetor është më i përshtatshmi”, thonë turistët.

Por kjo periudhë duket se është e duhura jo vetëm për plazh, por edhe për të apasionuarit mbas sportit. Parashutistë nga e gjithë bota kanë ardhur që të fluturojnë mbi plazhin e Ujit të Ftohtë.

“Jam nga Gjermania dhe është hera e dytë që vij në Shqipëri. Kam ardhur dje dhe jam duke shijuar, detin, natyrën, ushqimin dhe njerëzit që ka Vlora. E shijoj hedhjen me parashutë në Vlorë dhe ndihemsi një zog, pasi peizazhi nga lart është shumë i bukur”, tha ajo.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA