Kristi Gongo gjatë realizimit të episodit të pestë të emisionit “Punë pa teka” tregon se peshkatarët përjetojnë ekstreme përgjatë lundrimit, qetësinë me orë të tëra në pritje të kapin peshkun dhe vrullin e punës kur e realizojnë atë…

Kur është koha e pushimit, ajo rrëfen se janë të lirë ta shfrytëzojnë si të duan, veç kapitenit që është gjithmonë në gatishmëri i vëmendshëm nga anijet përreth.

Të flisje me peshkatarët ishte një gjë, por të bëheshe një prej tyre ndryshonte qasja. Shpejtësia e veprimeve dhe organizimi i punonjësve është i jashtëzakonshëm, pavarësisht se vetëm një prej tyre ishte shqiptar e 4 të tjerët të huaj që vinin nga Egjipti.

Nuk kishte nevojë për fjalë, peshkatarët paskërkan gjuhën e tyre.

Gjatë pritjes, Kristi sjell ndër mend novela e Heminguejt “ Plaku dhe deti” e po ndihesha e dobët që do i merrnim jetën peshqve. “Ndoshta bëra mëkat që vrava peshkun. Besoj se mëkat është, megjithëse e vrava që të nxjerr bukën dhe që të ushqehen me të shumë njerëz. Por në fund të fundit, çdo gjë që ben, është mëkat. Ti ke lindur që të jesh peshkatar, ashtu si dhe peshku ka lindur që të jetë peshk.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA