Aktori i humorit, Irgen Çela ka “djegur” skenën e Dancing With The Stars në një Charleston me partneren e tij Joana.

Në përfundim të performancës, Eno Popi i ka dhuruar një puthje në tullë, si për fat të mirë përballë jurisë.

Anëtarja e jurisë Lori Bala e ka konsideruar top formën e Irgenit një surprizë duke e vlerësuar me 7 pikë.

“Je surprizë për mua Irgen. Bravo. Më duhet ta përmend sepse ishte pak e dukshme ngatërresa duke qenë jo në sinkron me balerinën, por që sonte priten këto gabime. Bravo, bravo”- tha Lori.

Sa veta do të donin të kishin “flokët” e Xhodës sonte për t’u puthur”- tha Iliri. Përballë këtij komenti, Olta është gjendur e papërtuar, teksa duke i pastruar mjekrën Ilirit tha: “Ça, do të puthesh ti, do të puthesh?”

Ja puthjet e Xhodës erdhën këtu tek unë sot. Xhoda, pate një koreografi shumë të vështirë dhe do të kisha dhënë një pikë më shumë, por ajo që Lori tha qëndron. Pate një devijancë në mes të koreografisë, ike jo në sinkron me balerinën. Gjithsesi teknikë, intepretim dhe muzikalitet kishte”- tha Iliri, duke e vlerësuar me 6 pikë.

“Po punë e madhe, punë e madhe që nuk ishe në sinkron. P.sh: Unë që nuk jam profesioniste, por që sigurisht marr vesh nga kërcimi, nuk e vura re fare këtë gjë sepse e shijuat kaq shumë sot dhe bashkë me ju e shijova edhe unë. Dhe jeni një çift shumë i bukur bashkë, nuk e keni idenë sa shkoni”- tha Olta duke i dhënë Jurgenit 8 pikë.

Nga ana tjetër Valbona, e konsideroi performancën fantastike duke e vlerësuar çiftin me 7 pikë.

“Në fakt as unë nuk e prisja. Performanca ishte fantastike, por edhe më fantastike ishte atmosfera që solle.”

28 pikë në total, por sa fat i solli puthja Irgenit?

Në një koment pas marrjes së vlerësimit, aktori u shpreh: “Ju falenderoj shumë që po më jepni zemër. Jam shumë i ndërgjegjshëm për ato gabimet, madje na e bëtë borxh me këto pikët.”

Për të gjithë personat që mbështesin Irgenin dhe Joanën mund të votojnë nga Shqipëria dhe Kosova këtu me kodin VIP 7.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA