Akademitë e shkencave të Kosovës e Shqipërisë kanë shqyrtuar bashkëpunimin ekonomik mes të dyja vendeve.
Sipas akademikëve marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë është dëmtuar nga Ballkani i Hapur.
“Nismat si Ballkani i Hapur, pavarësisht se janë nisma ekonomike ose politike-ekonomike, ato kanë qenë thellësisht politike dhe kanë dëmtuar thellësisht marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri. Konsiderohet i nevojshëm thellimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat, pa marrë parasysh zhvillimet e tendencat e caktuara politike”, tha Mehmet Kraja-Kryetar i Akademisë së Shkencave në Kosovë.
“Në gjithë këtë proces ne duhet të udhëhiqemi nga alternativat, masat dhe vendimet që favorizojnë në tërësi rritjen e nivelit të standardeve ekonomike në të dyja vendet në dobi të popullit dhe popullatës”, u shpreh Skënder Gjinushi-Kryetar i Akademisë së Shkencave në Shqipëri.
Përtej Kosovës dhe Shqipërisë në rrafshin ekonomik ku u potencua se marrëveshjet mes të dyja vendeve i ndihmojnë këtij aspekti edhe në nivel rajonal, Ministri i Arsimit i Maqedonisë së Veriut, u shpreh se edhe vendi i tij ka përparim në fushën e ekonomisë për shkak të bashkëpunimit me të dyja vendet.
“Qeveria e Maqedonisë së Veriut me Qeverisë e Kosovës kanë nënshkruar 11 marrëveshje që kanë qëllim infrastrukturën dhe bashkëpunimin ekonomik. Po ashtu, edhe me Shqipërinë jo më larg se para disa muajsh kemi nënshkruar marrëveshje që kanë për qëllim bashkëpunimin në fushën e energjetikës dhe ekonomisë”, tha Jeton Shaqiri-Ministër i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut.
Akademia e Shkencave të Kosovës do jetë nikoqir i punimeve të konferencës shkencore ndërkombëtare “Sfidat dhe Perspektiva e Bashkëpunimit Ekonomik Kosovë-Shqipëri dhe Rajon” në datat gjashtë dhe shtatë tetor.
Top Channel