“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bëri bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i keni parë duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash.

Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Me magjinë që po na dhuroi kjo natë e sotme, nuk kishte si të mungonte edhe një copëz nga sezoni i parë i këtij spektakli, për të rikujtuar dashurinë e suksesin e madh që pati në rrugëtimin e tij të ri. Kjo copëz, siç e lartpërmendëm, u plotësua mjaft mirë nga një performancë surprizë e fitueses së edicionit të parë, pikërisht nga Sara Hoxha dhe partneri i saj në kërcim Luixhino.

Ata kanë kërcyer nën tingujt e kolonës zanore të filmit “Në Kuadër të Dashurisë” kënduar nga Luiz Ejlli. Ju rikujotjmë se Luizi dhe Sara janë të dy protagonistë në këtë film, ku Luizi vjen në rolin e Besit dhe Sara në rolin e Arias. Premiera e madhe e filmit do të jetë më 9 Tetor në Pallatin e Kongreseve. E tashmë, ju mbetet vetëm të ndiqni këtë spektakël në ekranin e madh të Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA