Roerd Toçe dhe Ensa shkelin për herë të parë skenën e “Dancing With The Stars” me një Rumba.
“Roerd, je shumë i bukur. Je një aktor shumë i bukur dhe kur kërcen është ajo aura e aktorit që ti ke dhe të lexohet shumë. Partneren e ke një bombë dhe të duhet një punë e jashtëzakonshme që t’i qëndrosh pranë, ta mbash mirë dhe ta shoqërosh deri në fund. Është një nga performancat më të nxehta që kam parë”- tha Olta, duke dhënë 6 pikë për aktorin.
“Roerdi tha unë nuk i trembem skenës, por i trembem kërcimit. Në fakt kishe zgjedhur diçka të butë që të ishe kështu mbuluar, por i takon tani Ensës t’ja heqë frikën djalit”- tha Valbona, duke e vlerësuar aktorin me 5 pikë.
“Roerd, është nata e parë dhe unë nuk dua të jem shumë e rreptë, nuk dua të demoralizoj për netët në vazhdim. Por, do të doja një Roerd më impenjativ në përformancën e dytë”- tha Lori Bala, ndërsa i dha 4 pikë Roerdit.
“Më shijove si aktor jo si kërcimtar. Kishe mundësi të bëje shumë më shumë sepse ke fizikun të bësh më mirë dhe mund të kishe realizuar një rumba më të pëlqyeshme për natën e parë, por ndenje në vend numëro”- tha Iliri, duke e vlerësuar po me 4 pikë Roerdin.
19 pikë në total, por a është i kënaqur Roerdi?
“Aspak, por shumë të qetë gjithsesi. Publiku, votoni VIP 8”- tha ai. Roerdin dhe Ensën mund t’i votoni nga Kosova dhe Shqipëria këtu me kodin VIP 8.
Top Channel