Magjia e spektaklit të kërcimit “Dancing With the Stars” rikthehet sonte në orën 21:00, ekranin e Top Channel, ku do të mbërthejë shikuesit për më shumë se 12 javë me shumë surpriza!
“Dancing With the Stars”, është programi më popullor i kërcimit, ku do bëjë bashkë personazhet më të dashur të publikut, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at do sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
Emrat e VIP-ave dhe balerinëve që do të marrin pjesë në këtë show magjik së bashku me kodet e tyre janë:
Arbita & Eni me kodin VIP 1
Saimir & Livia me kodin VIP 2
Eni & Odeta me kodin VIP 3
Sara & Erind me kodin VIP 4
Juliana & Dion me kodin VIP 5
Atalanta & Luxhino me kodin VIP 6
Irgen & Joana me kodin VIP 7
Roerd & Ensa me kodin VIP 8
Ronaldo & Frenki me kodin VIP 9
Sardi & Erisa me kodin VIP 10
Armaldo & Mariana me kodin VIP 11
Elvis&Jora me kodin VIP 12
Enxhi&Silvester me kodin VIP 13
Fifi&Graciano me kodin VIP 14
Ina&Eltion me kodin VIP 15
Përmes kodit që çdo çift konkurrent ka, publiku mund të votojë të preferuarin e tyre.
Bora Zemani dhe Eno Popi do të jenë sërish prezantues të spektaklit më të pëlqyer nga publiku, ndërsa juria do të kryesohet me Ilir Shaqirin, krah Olta Gixharit, Valbona Selimllarit dhe Lori Balës.
Më herët është zbuluar nga producentja Sara Hoxha, se një nga surprizat që pritet të ndodhë sonte në premierën e madhe, është performanca speciale e Luiz Ejllit, fituesit të “Big Brother VIP 2”.
Top Channel