Prej 5 ditësh auditorët e Fakultetit të Mjekësisë janë bosh pasi studentët e viteve të dyta, të treta, të katërta, të pesta dhe të gjashta kanë bojkotuar që në nisje të vitit të ri akademik.
Por këtë të premte bojkotit i janë bashkuar edhe studentët e viteve të para.
“Në javën e parë nuk kemi bërë asgjë vetëm leksione. Por tani kur mësuam se si funksionon, si janë kushtet, i bashkohemi dhe ne bojkotit. Jemi viti i parë”, tha një student.
“Edhe unë jam viti i parë edhe ne do të bojkotojmë deri kur të shfuqizohet ligji”|, tha një tjetër student.
Studentët e Mjekësisë nuk e zhvillojnë mësimin në një godinë të vetme por të shpërndarë, disa pranë ish-spitalit ushtarak e disa pranë QSUT-s
“Bëhwt mësim në këtë godinë?”, thotë një student.
Ata kërkojnë të ketë një reagim nga Ministria e Arsimit ndërkohë që po bëjnë gati padinë për në Gjykatën Kushtetuese ku besojnë se do të shfuqizohet ligji që i detyron ata të punojnë për 3-5 vite në vendin e tyre pas përfundimit të studimeve.
Top Channel