Këngëtari Sardi Strugaj përformoi një samba me partneren e tij Erisa në skenën e “Dancing With The Stars”.

Ai rrëmbeu vetëm 20 pikë nga anëtarët e jurisë në performancën e tij të parë.

Iliri: Mendoj që energjia ishte por nuk mjafton, nuk është energjia ajo që e plotëson kërcimin, varet sa e kalon barrierën performanca jote. Në disa momente pak i ngrirë sepse samba është një kërcim 360 gradë free.

Lori Bala: Është e vështirë ta ndjekësh Erisën në latine, ndoshta nuk ishe shumë në stil të sambës.

Olta: Diçka që nuk më pëlqeu ishte se e le përgjysmë ushtrimin, e çoje diku dhe pastaj e lije.

Valbona: Rehatinë që ke këngën nuk është se e  kishe shumë me kërcimin.

Sardi rrëmbeu nga Valbona 6 pikë, nga Lori 5 pikë, nga Iliri 4 dhe nga Olta 5 pikë.

Për të gjithë personat që mbështesin Sardin dhe Erisën mund të votojnë këtu me kodin VIP 10.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA