Dy konkurrentët e Për’puthen, Enisa dhe Ledjo, janë përfshirë në një debat të ashpër dhe shkak për këtë janë bërë akuzat e Ledjos se Enisa po e përdorte fëmijën për show.
Duke e konsideruar të turpshme mënyrën e konceptimit të situatës nga Ledjo, Enisa i kërkoi konkurrentit të qepte gojën dhe reflektonte mbi ato që tha ose do të flisnin ndryshe bashkë.
Enisa: Mendo atë çka the. The që ke përdorur fëmijën për show. Jo ti, por askush nuk mund të më thotë mua që e ke përdorur fëmijën për show. Bën mirë ta qepësh gojën ose do të flasim ndryshe bashkë. Qepe.
Ledjo: E mendova shumë mirë. Lëre vajzën atje ku është.
Enisa: Kjo ka qenë arsyeja pse unë nuk e kam përmendur kurrë fëmijën tim, prej njerëzve idiot si puna jote. Dhe turp për ty.
Ledjo: Jo, unë nuk jam idiot sepse po them diçka reale.
Enisa: Këtë mendim kam unë për ty.
Ledjo theksoi hapur se nuk do të merrte kurrë përsipër riskun për të dalë me një vajzë që është edhe nënë me fëmijë pasi nuk është babai i fëmijës.
Ledjo: Unë nuk e dija që ajo kishte një fëmijë.
Megi: Nuk do të kishte dalë me një rast të tillë.
Orjoni: Unë mendoj se të gjitha ato vajzat që shikon aty, asnjëra nuk ka për të dalë më me ty.
Ledjo: O Orjon a ka mundësi… Unë nuk do ta merrja përsipër këtë risk sepse nuk jam babai i fëmijës.
Enisa: Edhe unë jam krenare që fëmija im nuk ka për risk të ketë një baba si puna e Ledjos.
Top Channel