Një tjetër kallashnikov është sekuestruar në Manzë të Durrësit.

Poseduesi, 54-vjeçari Sulejman Musta, e kishte fshehur armën e zjarrit së bashku me municionin në banesën e tij, është vënë në pranga.

Rreth 2 javë më parë, në Manzë, Policia sekuestroi një arsenal armësh dhe municioni, si dhe arrestoi poseduesin e tij.

Shërbimet e policisë si rezultat i kontrolleve në ambientet e saj, kanë gjetur të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 182 fishekë, sende të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

“Si rezultat i kontrolleve dhe i patrullimeve në terren, të kryera me qëllim konstatimin dhe goditjen e mbajtjes pa leje të armëve, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Types 2″, kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte pa leje, në banesën e tij, në fshatin Shkafane, armë zjarri dhe sasi të konsiderueshme municioni”, thuhet në njoftimin e policisë.

Musta u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA