Adela Osmani, piktorja 24-vjeçare do të çelë ekspozitën e saj personale nga data 4 deri më 7 tetor në galerinë Saatchi në Londër.
E inspiruar nga gjithë çfarë e rrethon por kryesisht nga historitë njerëzore që mjeshtërisht i kthen në art, Osmani ka arritur disa suksese në Shqipëri dhe më gjerë me artin e saj.
E konsideruar si ‘piktorja pa penela’, Osmani ka punuar me teknika të ndryshme, derisa gjeti inspirimin që i duhej, tek trinomi, duar, energji dhe spiritualitet.
Adela Osmani ka arritur të ekspozojë 8 piktura në Carrousel de Luvër, përkrah emrave më të mëdhenj të artit në botë. Përpos Parisit, ku është kthyer dy herë, Adela ka arritur t’i ekspozojë pikturat e saj në vende të ndryshme të Europës por edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Arti i saj qëndron në godinën e Parlamentit Italian por ka shkuar dhe përtej oqeanit, në SHBA përmes përfaqësues së Shqipërisë në Miss Universe, e cila mbante një pelerinë të pikturuar prej saj dhe që lidhej me abuzimet seksuale me vajzat e mitura.
Për herë të parë në tregun shqiptar artistja u njoh nëpërmjet programit Artkand në Top Channel.
Top Channel