Zjarri për djegien e barishteve u përfshiu tokat, arrestohen dy persona në Vlorë
04/10/2023 09:33
Dy persona janë vënë në pranga për zjarrvënie në Vlorë.
Një 56-vjeçar është arrestuar në fshatin Lukovë, pasi zjarri që ndezi shkrumboi një sipërfaqe me ullinj, një sipërfaqe pylli dhe 15 koshere bletësh në pronësi të tij.
Edhe një 37-vjeçar në fshatin Shënvasil, duke i vënë flakën barishteve, ka djegur një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel