Krijimi i atyre që njihen si pika kuantike i solli tre shkencëtarëve Nobelin sivjetshëm të Kimisë.
Njerëzit i kanë parë këto kristale të vogla në televizionet e tyre QLED, kur nanopjesët krijojnë ngjyra, por ato përdoren edhe në imazhet mjekësore për t’i udhëzuar kirurgët, më pas në shënjestrim më të mirë të ilaçeve për kancer dhe në panele solare. Fituesit e çmimit prestigjioz Moungi G. Baëendi, Louis E. Brus dhe Alexei I. Ekimov, të cilët jetojnë në SHBA, do të ndajnë mes tyre shumën prej 994.000 eurosh.
Emrat e tre kërkuesve u publikuan padashje në një deklaratë për shtyp të Akademisë Suedeze të Shkencave, pak para se të bëhej njoftimi zyrtar, çka ndjeu një zyrtar të këtij institucioni të kërkonte ndjesë për incidentin. Pikat kuantike janë jashtëzakonisht të vogla, vetëm disa të miliontat e një milimetri në gjerësi. Madhësia e tyre e përcakton ngjyrën kur ato bien në kontakt me dritën, dhe më pas emetohet energji.
“Për një kohë të gjatë, askush nuk e ka menduar se mund të krijohen pika kaq të vogla, por fituesit e këtij viti arritën ta bëjnë realitet një gjë të tillë”, deklaroi Akademia në Suedi.
Top Channel