Ndërkohë që stinët po ndryshojnë, vjeshta sjell arsenalin e saj të produkteve të shijshme.
Këto produkte të shëndetshme dhe të preferuara për shumë nga ju, gjenden lehtësisht nëpër ushqimore dhe janë plot me lëndë ushqyese.
AgroWeb.org ju fton të mësoni se cilat nga produktet e stinës janë më të mirat!
Të gjitha varietetet e kungullit janë të pasura me vitaminë A, B dhe C dhe përmbajnë acide yndyrore anti-inflamatore omega-3.
Kungulli është i pasur me kalium dhe siguron më shumë se 20 përqind të vlerës ditore të fibrave.
Kërpudhat janë të pasura me vitamina D dhe B, ato mund të shtohen në shumë ushqime që nga sallatat e deri tek sanduiçët, sepse shija e tyre ngjason me të mishit.
Kërpudhat gjithashtu përmirësojnë metabolizmin, sepse janë të pasura me selen, një antioksidant që riparon dëmtimin e qelizave dhe ndihmon tiroiden.
Perimet e kryqëzuara si lulelakra, kanë treguar se mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të llojeve të ndryshme të kancerit, veçanërisht të kancerit të prostatës.
Të pasura me fibra, këto perime gjithashtu mund t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më gjatë, duke ju bërë të humbisni peshë më lehtë.
Ato janë të pasura me fibra, të cilat ju mbajnë të ngopur për më gjatë dhe vitaminë C, një antioksidant i rëndësishëm për mbrojtjen e mishrave të dhëmbëve dhe shërimin e plagëve.
Gjithashtu mollët janë një nga frutat më të mira për eliminimin e yndyrës së tepërt në trup!
Shumë nga lëndët ushqyese të një mollë gjenden në lëkurën e saj, kështu që lajini mirë dhe shijojini bashkë me lëkurë.
Këto perime shpesh janë të nënvlerësuara, por ato janë të plot me lëndë ushqyese duke përfshirë vitaminën K, kalciumin dhe kaliumin.
Dardhët janë aq të ëmbla sa duket e pamundur që ato përmbajnë rreth 100 kalori secila, por është e vërtetë!
Ky frut vjeshte është një burim i mirë i vitaminës C dhe një kokërr me madhësi mesatare përmban rreth 6 gram fibra.
Dardhat ndihmojnë në frenimin e urisë falë pektinës, një fibër e cila ngadalëson tretjen.
Gjithashtu ajo mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit në gjak dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit të zorrës së trashë.
Këshilla më e mirë sipas ekspertëve të AgroWeb.org është që të konsumoni gjithmonë frutat dhe perimet e stinës.
Gjatë stinës së vjeshtës ata këshillojnë të shmangni konsumin e ushqimeve të tilla si : domatet, luleshtrydhet, kastravecët, misri, shalqiu të cilat nuk rriten natyralisht në vjeshtë./AgroWeb.org
Top Channel