“Ishte si të shikoje një film horror”, gazetarja rrëfen takimin para 20 vitesh në burg me Christa Pike: Nuk mund të ndaloj së menduari për të 03/10 22:38
Pesë persona u plagosën nga të shtënat të martën mbrëma në kampusin e Universitetit Shtetëror Morgan në Baltimore, sipas mediave lokale.
Komisioneri i policisë Richard Worley tha se viktimat, katër burrë dhe një grua, janë mes moshës 18 dhe 22 vjeç dhe se lëndimet e tyre nuk ishin kërcënuese për jetën, sipas NBC News.
Katër nga pesë janë studentë në universitet, tha shefi i policisë së kampusit Lance Hatcher.
“Besohet se ka pasur tre persona që kanë qëlluar në turmë, asnjë nuk është kapur ose nuk është identifikuar në këtë moment”, tha Ryan Dorsey, anëtar i këshillit të qytetit të Baltimores, në “X”. Universiteti vendosi të anulojë të gjitha leksionet të mërkurën.
Top Channel