Sipas një studimi të ri ja sa orë gjumë nevojiten për të shmangur dhjamin në bark

04/10/2023 14:07

Nëse doni të zvogëloni yndyrën në pjesën e poshtme të barkut, shkencëtarët thonë se është e nevojshme të flini rreth tetë orë çdo natë.

Një studim i ri i botuar në revistën “Sleep Medicine” hulumtoi lidhjen midis mungesës së gjumit dhe të ashtuquajturës yndyrë viscerale, e cila grumbullohet rreth organeve vitale dhe për këtë arsye lidhet me sëmundjet metabolike dhe rezistencën ndaj insulinës.

Qëllimi është të flini së paku 7 orë në natë dhe hulumtimet kanë treguar se një orë më pak gjumë ditor mund ta rritë masën e indit dhjamor visceral me rreth 12 gramë. Hulumtimi i fundit përfshin të dhëna nga më shumë se 5.100 të rritur të moshës 18 deri në 59-vjeç, të cilët iu përgjigjën Anketës Kombëtare të Shëndetit dhe të Ushqyerjes në SHBA. Të anketuarit zakonisht flinin rreth shtatë orë çdo natë dhe mosha mesatare ishte 37-vjeç.

Dhjami në bark mund të shkaktojë sëmundje kronike. Mënyra e shpejtë e jetës, qëndrimi ulur në punë, si edhe stresi shkaktojnë obezitet te shumica e njerëzve. Mënyra e parregullt e jetës dhe moskujdesi për trupin, mund të shkaktojë edhe probleme shëndetësore. Problemi më i shpeshtë, përkatësisht grumbullimi i dhjamit, shfaqet në zonën abdominale, ndërsa, sipas ekspertëve, pikërisht nga ajo zonë është më e vështirë heqja e kilogramëve të tepërt../ tar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA