Rikthehen kontrollet kufitare, Polonia e Çekia dërgojnë “ushtrinë”!

04/10/2023 08:13

Atë që Gjermania e diskuton prej disa ditësh, Republika Çeke dhe Polonia e vunë në jetë.

Dy vendet kanë vendosur ashpërsimin e kontrolleve në kufijtë e tyre me Sllovakinë, me arsyetimin të pengojnë flukset e paligjshme të emigrantëve dhe të vështirësojnë punën e kontrabandistëve. Kontrollet e përforcuara do të nisin nesër për një periudhë fillestare prej dhjetë ditësh. Megjithatë, periudha mund të zgjatet edhe më tepër.

“Kjo është një masë e nevojshme për të luftuar efektivisht bandat e kontrabandës dhe imigracionin e paligjshëm”, shkroi ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan në platformën X. Kontrollet do të kryhen në mënyrë të rastësishme përgjatë gjithë kufirit me Sllovakinë. Kjo e fundit po përballet me një numër në rritje të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në vend gjatë rrugës për në Gjermani dhe Europën Perëndimore.

Emigrantët, shumica të rinj nga Lindja e Mesme dhe Afganistani, mbërrijnë kryesisht në të ashtuquajturën itinerari ballkanik. Itinerari ballkanik, përgjatë së cilës hyjnë në Gjermani shumica e emigrantëve të parregullt, nuk të çon më nga Turqia përmes Austrisë, por përmes Polonisë në Republikën Federale të Gjermanisë.

Sipas informacioneve të WDR, NDR dhe “Süddeutsche Zeitung”, pyetjet e azilkërkuesve nga Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) tregojnë se sirianët mbërrijnë kryesisht në Poloni përmes Serbisë, Hungarisë dhe Sllovakisë dhe pjesërisht, përmes Republikës Çeke.

Top Channel