“Ftesë në pesë” solli historinë e dy mjekeve nga Shqipëria që sot jetojnë në Milano duke arritur të realizonin dëshirën e tyre mes qindra kandidatëve të tjerë nga e gjitha bota.
Arsela dhe Adelona do të takoheshin rastësisht një ditë vere të vitit 2006 në oborrin e LA Sapienza në Romë.
Të dyja konkurronin për mjekësi. Adelona nga Vlora dhe Arsela nga Mamurrrasi e fituan të drejtën e studimit, e po ashtu do të krijonin një miqësi që i rezistoi kohës e çdo sfide.
Shume vite studime, specializime të shumta në Itali e deri ne Angli, vajzat nga Shqipëria do të realizonin pas shume sfidave ëndrrën e tyre. Kështu, emri i Arselës dhe Adelonës nga Shqipëria do të niste të lakohej pas specializimeve të tyre, Adelona në kirurgjinë robotike dhe Arsela në futje e e inteligjencës artificiale po në këtë drejtim.
Sot kanë role drejtuese dhe udhëheqëse në trajnimet e shumta për mjekë të tjerë, secila në fushën e saj ku mbajnë një peshë të rëndësishme. Ato nuk thirren më me emrat e tyre, por me titullin “Doktoreshë”
Me gjithë angazhimet e shumta që u marrin thuajse pjesën më të madhe të ditës, jeta përtej përparëses së bardhë e dy mjekeve nga Shqipëria ka dhe orët për familjen e për njëra-tjetrën.
Arsela është bërë nënë e një djali, ndërsa Adelona tregoi me shaka se angazhimet e shumta nuk i lenë kohë për të jetën personale e se ndonjëherë kthehet nga spitali në ora tre pas mesnate, sikurse ishte dhe rasti i një nate më parë.
Top Channel