Të paktën 37 persona humbën jetën pas një shpërthimi në një rafineri ilegale nafte në Emohua të Nigerisë.
Mes viktimave janë edhe dy gra shtatzënë, banorë dhe anëtarë të një grupi lokal për mbrojtjen e mjedisit, sipas Reuters.
Sipas agjencisë, numri i të vdekurve pritet të rritet, pasi shumë trupa u dogjën dhe dhjetëra u plagosën. Policia ka konfirmuar se ka pasur një incident, por nuk jepen detaje.
Shpërthimet në rafineritë lokale janë të zakonshme në Nigerinë e pasur me naftë dhe operatorët shpesh u shmangen rregullatorëve duke i vendosur rafineritë në zona të largëta.
Punëtorët në objekte të tilla rrallë ndjekin procedurat e sigurisë, duke shkaktuar incidente të shpeshta. Kujtojmë se një zjarr në shtetin Imo vitin e kaluar vrau më shumë se 100 njerëz.
Vjedhja e naftës është gjithashtu e zakonshme në vend, dhe nga janari 2021 deri në shkurt 2022, Nigeria humbi tre miliardë dollarë naftë bruto për shkak të vjedhjes.
Top Channel