Për tri ditë me radhë, nga datat 28,29 dhe 30 shtator Sheshi “Nënë Tereza” u kthye në hapësirë të madhe dedikuar disa federative sportive për të organizuar aktivitetet e tyre kryesisht me fëmijët dhe moshat e reja.
Në kuadër të “Tirana kryeqyteti Sportit” Bashkia Tiranë organizoi këtë aktivitet i cili sot ul siparin në kuadër të “Javës Evropiane të Sportit”, duke i dhënë mundësinë sportistëve të rinj dhe federative të ndryshme që të kenë hapësirat e dedikuara për aktivitetet
Të apasionuarit pas sportit ishin të pranishëm në këto ditë në sheshin kryesorë të kryeqytetit për të ndjekur sportistë dhe specialist të fushave të cilët kanë dhënë opinionet mendimet dhe idetë e tyre për zhvillimin e çdo kategorie sportive në vend, ndërkohë që një vend të veçantë zuri edhe “Jetesa, ushqimi i shëndetshëm dhe sporti shkollor”.
Kanë qenët të shumtë fëmijët e pranishëm në këto ditë, kryesisht në aktivitetet më të mëdha të zhvilluara pasdite, për të mos penguar njëkohësisht edhe oraret arsimore të tyre. Ndërkohë që për të pranishmit ka patur edhe demostrime falas për disa kategori si si Yoga, Aerobi, Kërcim sportive dhe të tjera sporte me qëllimin për t’i afruar vizitorët me aktivitetin dhe për ta bërë eksperiencën më interaktive.
Top Channel