Në teatrin Skampa të Elbasanit është mbajtur për të 8 vit me radhë Takimi Kombëtar i Orkestrës së harqeve, Muzika e Dhomës dhe Krijimtaria e saj.
Festivali i vetmi i këtij lloji në Shqipëri ka bërë bashkë orkestrat e harqeve nga Tirana, Korça, Shkupi, Vlora Elbasanit etj.
Pavarësisht vështirësive që hasen për zhvillimin e të tilla eventeve Drejtori i Festivalit Blerim Narazani shprehet i vendosur për vijimin e këtij evekti të kthyer tashmë në traditë.
Muzika e Dhomës është kajmaku i kompozitorit shprehet Kostika Tanto, Dirigjenti i Orkestrës së Harqeve të Korçës, teksa shton se sakrifica për të mbajtur të tilla festival duhet vlerësuar.
Për tre netë me radhë festivali çeli dyert për adhuruesit e muzikës së dhomës dhe për dhjetëra orkestrantë nga vendi dhe diaspora.
Top Channel