Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet të jetë moti sot
29/09/2023 08:03
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë juglindore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash deri të dendura. Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit. Në relievet malore në lindje reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave apo rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.
Top Channel