Mbajti një pankartë ku shkruhej “njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë” kur Trump hyri në Kongres, përfaqësuesi demokrat nxirret jashtë nga salla Në përpjekje për të rrëmbyer një pjesë nga torta e turizmit, bashkitë po përpiqen të organizojnë aktivitete të cilat nxjerrin në pah vlerat kulturore, natyrore, por edhe të kulinarisë dhe prodhimtarinë e çdo zone.
Bashkia e Prrenjasit për herë të parë ka mbledhur në një panair blegtorë, fermerë e artizanë për të promovuar prodhimet bio, por edhe punimet e dorës ku kostumet e Rrajcës mbajnë kryefjalën.
Kryetari i bashkisë së Prrenjasit shfrytëzoi këtë aktivitet për tu bërë thirrje banorëve sidomos pranë parkut të Shebenikut të përfitojnë nga mbështetja e qeverisë dhe bashkisë për t’i shndërruar shtëpitë e tyre në bujtina për pritjen e turistëve.
Qindra qytetarë të mbledhur në këtë panair, jo vetëm shijuan prodhimet dhe gatimet e zonjave të Prrenjasit, por n uk lanë pa kërcyer dhe vallen e famshme të Rrajcës.
Top Channel