Një propozim martese në ceremoninë e diplomimit të studentëve të universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Pak çaste para betimit një zemër me tullumbace të kuqe u shfaq para të gjithëve dhe Manuel i propozoi për martesë të sapo diplomuarës së tij të zemrës Angelinës.

Ai u ftua t’i kërkonte dorën e saj rektores së universitetit të Durrësit Prof. Dr. Kseanela Sotirofskit. Pas kësaj një ulje në gjunjë dhe vajza tha “PO”.

Në prag të vitit të ri akademik, në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit u diplomuan 1500 studentë të dy cikleve të studimit të vitit akademik 2022-2023. Ceremonia e diplomimit, e cila është e 14-a në jetën e universitetit, u zhvillua mbrëmjen e së premtes në godinën e Kampusit Universitar në Spitallë.

17 mijë studentë janë diplomuar përgjatë rrugëtimit të universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit që cceli dyert për herë të parë në vitin 2006.

Rektorja Prof. Dr. Kseanela Sotirofski gjatë fjalës së saj në  ceremoninë e diplomimit deklaroi se aktualisht universiteti ka forcuar pozitat e tij në institucionet e arsimit të lartë në Evropë dhe sot UAMD ofron 5 diploma të dyfishta, ndërsa është i vetmi universitet publik në Shqipëri me vulën e Komisionit Europian që do të ndihmojë brenda pak viteve në përafrimin dhe unifikimin e kurikulave dhe diplomave me ato të universiteteve europiane, pjesë e Aleancës Universitare Stars EU.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA