Ndahet nga jeta At Arthur Liolin, kancelar i Kishës Ortodokse në Boston! Begaj: Pasardhës i denjë i Fan Nolit

29/09/2023 15:39

Ka ndërruar jetë At Arthur Liolin, një figurë e shquar e Kishës Ortodokse dhe komunitetit shqiptaro-amerikan.

Arthur Liolin lindi më 1943, në Nju Jork nga prindër shqiptarë me prejardhje nga Boboshtica e Korçës. Së fundmi ishte kancelar i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare me qendër në Boston dhe vlerësohej si një pasardhës i denjë i Fan Nolit, themeluesit të kësaj kishe.

Edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, në një postim tha se do ta kujtonim At Lionlin si pasardhës të denjë të Fan Nolit. presidenti shprehu ngushëllimet e thella , ndërsa e quajti At Liolin mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe i shqiptarëve.

“Me keqardhje mësova lajmin për ndarjen nga jeta të At Arthur Liolin, Kancelar i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Boston.

At Liolinin, këtë figurë të shquar të Kishës Ortodokse dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, do ta kujtojmë përherë si pasardhës të denjë të Fan Nolit, themeluesit të kësaj kishe.

Në vitin 1991, At Liolini realizoi ëndrrën e tij, duke meshuar në 22 qytete të Shqipërisë.

Ai nuk ishte thjesht një udhërrëfyes shpirtëror, por mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, mbështetje të cilën e shprehu edhe nëpërmjet botimeve ekonomike, kulturore, historike dhe filozofike mbi çështjen shqiptare.

Shpirti i tij u prehtë në paqe!”, shkruan Begaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA