Një event muzikor mjaft i veçantë u mbajt të enjten në mbrëmje në Salla e Koncerteve Tonin Harapi pranë pranë Liceut Artistik “Jordan Misja”.

“Emocione – Jeta ime në këngë”, një spektakël live me protagonist Mogol, autorin më të njohur të muzikës italiane. Ai njihet më së shumti për bashkëpunimet e tij me Lucio Battisti, Gianni Bella, Adriano Celentano dhe Mango. Me pjesëmarrjen e aktorit Alessandro Preziosi e kantautorit Gianmarco Carroccia.

Sukseset e para të Mogol ishin “Il cielo in una stanza”, kënduar nga Mina; “Al di là”, që fitoi Festivalin e Sanremos 1961, interpretuar nga Luciano Tajoli dhe Betty Curtis; “Una lacrima sul viso”, e cila ishte një hit i madh për Bobby Solo në vitin 1964. Një këngë tjetër e famshme nga viti 1961 ishte “Uno dei tanti”

Në vitin 1965, Mogol u takua me Lucio Battisti. Tekstet e Mogol kontribuan në suksesin fillestar të Battisti-t si autor, në megahite si “29 settembre”, dhe e shtynë atë të merrte edhe rolin e producentit, siç ndodhi me këngën “Sognando la California”, të cilën vetë Mogol e kishte përkthyer “California Dreamin’.

Protagonisti i mbrëmjes u soll me mjeshtëri nga interpretuesi i hiteve më të mëdha të repertorit të Lucio Battisti-t, Gianmarco Carroccia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA