Gjatë ditës së sotme në rrethin e Bulqizës me dhjetëra banorë kanë vizituar për herë të parë hapjen e muzeut të ri në ambientet e Pallatit të Kulturës.
Në muze u ekspozuan kostume tradicionale të trevës së Bulqizës si dhe objekte të traditës së hershme me specifikime të veçanta, por jo vetëm. Aktiviteti ka vijuar edhe me një tjetër ekspozitë jashtë Pallatit të Kulturës, ku nuk ka munguar as atmosfera e ritmit të këngëve dhe valleve.
Kryebashkiakja Festime Mjeshtri, e cila ishte pranishme në këtë aktivitet, u shpreh se kjo është një ditë e veçantë për trashëgiminë kulturore, dhe ne këtë trashëgimi të shquar tua përcjellim brezave të ardhshëm, pasi Bulqiza ka një trashëgimi të pasur që karakterizon identitetin tonë, ndaj duhet ta mbrojmë dhe ta promovojmë me vlera kulturore. Ndaj kjo nuk është detyrë e institucioneve por e secilit prej nesh, për të ruajtur traditat tona dhe për t’i shpërndarë ato, u shpreh ajo.
Top Channel