54 për qind e humbjeve të jetës në Shqipëri ndodhin për shkak të sëmundjeve  kardiovaskulare, sikurse janë infarktet apo insultet cerebrale.

Në Ditën Botërore të Zemrës, mjekët kardiologë bëjnë thirrje për kontrolle të vazhdueshme të presionit të  gjakut, të sheqerit në gjak, aritmisë, sëmundjeve koronare pasi  30 % e sëmundjeve të zemrës mund të parandalohen.

“1. 4 milion shqiptarë janë me kolesterol”, thotë mjekja kardiologe, Ëngjëllushe Hasani.

Mjekët kardiologë  sugjerojnë që fëmijët, prindërit e të cilëve mjekohen për kolesterolin duhet të kontrollohen  për të shmangur problemet kardiake.

“Që dy vjeç të kontrollohen pasi pllaka që bllokon enët kërkon 2 apo 3 dekada të krijohet”, shpjegon mjekja.

Ndaj mjekët kërkojnë që të ndryshohet stili i jetesës duke rritur aktivitetin fizik, duke eliminuar duhanin, alkoolin si dhe larg substancave narkotike.

“Deri në vitin 2300 pritet që numri i vdekjeve të rritet më shumë”, thotë Hasani.

Top Channel