Dëmtohet edhe Frattesi, Inzaghi përgatit rotacionin për Salernitanën

29/09/2023 15:00

Interi do të rikthehet në fushë të shtunën në mbrëmje, për t’u përballur me Salernitanën në transfertë, teksa zikaltrit do të provojnë të rikthehen të fitorja, për të ruajtur kryesimin në renditje.

Gjithsesi Simone Inzaghido të duhet të bëjë llogaritë me mungesat, por edhe sfidën e të martës në mbrëmje në Champions ndaj Benficës, para se të vendosë për formacionin që do të aktivizojë ndaj Salernitanës.

Kështu listës së të dëmtuarve, pas Arnautoviç, Sensit e Cuadrados, i është shtuar edhe Davide Frattesi, i cili ka shfaqur një problem muskulor dhe do të rikthehet vetëm fundjavën e ardhshme, për sfidën ndaj Bolognës në “San Siro”.

Ndërkohë pritet që Inzaghi të lërë pushim edhe emra si Lautaro e Dimarco, teksa thuajse të sigurt për një vend si titullarë janë Pavard, De Vrij, Carlos Augusto dhe Sanchez.

Synimi i teknikut zikaltër është që të marrë tre pikët, por në të njëjtën kohë të ruajë energjitë e titullarëve, duke qenë se të martën luhet një sfidë mjaft e rëndësishme për zonën Champions./Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA