Një biznes familjar droge është shkatërruar në Selanik të Greqisë.

Policia ka sekuestruar 585 kg kokainë, në një operacion të zhvilluar gjatë orëve të natës. Droga ndodhej në 239 pako.

Në pranga kanë rënë 50-vjeçari shqiptar Arjan Neki Xhafa, së bashku me bashkëshorten Lutmira Fatmir Xhafaj e datëlindjes 1981 dhe dy nipërit e tij, Ilirjan Shpëtim Baraj 35 vjeç dhe Klevis Arben Muskaj 21 vjeç, të gjithë me origjinë nga Fieri, të cilët u kapën nga hetimi i Prokurorisë së Drogës të Seksionit të Selanikut dhe DEA-s.

Gjithashtu partner i familjes është edhe 33-vjeçari Avelino Alfred Feimi i lindur në Shqipëri me origjinë nga Vlora, por me kartë identiteti grek, ndërsa burime thonë se asnjë nga të arrestuarit nuk ishte i njohur më parë për autoritetet. Sasia e madhe e drogës u gjet në dy automjete dhe në një shtëpi ku banonin tre anëtarët e grupit.

50-vjeçari shqiptar është drejtues i “biznesit”, me rol në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga vendet e Amerikës Latine dhe lëvizjen e tyre të mëtejshme në territorin grek, por edhe në vendet evropiane.

 

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA