Barazi gjinore në sport/ Tirana nënshkruan marrëveshje me agjencinë e OKB

29/09/2023 20:06

Organizatat nga më të mëdha në botë lobojnë prej vitesh tashmë për të përforcuar rolin gruas në shumë fusha dhe një prej tyre është edhe agjencia “UN Womens”, agjencia e Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Nëpërmjet programit të tyre Women’s Empowerment Principles, kjo organizatë fton shoqata të ndryshme dhe biznese të bëhen pjesë e saj nëpërmjet nënshkrimit të 7 pirncipeve kryesore. Klubi i parë sportiv shqiptarë që e bën një gjë të tillë është skuadra e Tiranës e cila nëpërmjet drejtoreshës Goldi Halili tregon më tepër rreth vështirësive të saj në fillimet që ka patur në ambientin e futbollit shqiptarë dhe deri npë këtë ditë që kanë mbërritur sot.

Ndërkohë në fjalën e tij, Miklele Ribota, përfaqësuesi I UN Women ka theksuar edhe një herë dy mesazhet kryesore përpara firmosjes së marrëveshjes.

Janë dy çështje që dua të theksoj përpara nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. E para dua të përgëzoj, klubin Tirana që ka startuar tashmë me një ekip vajzash. Nëpërmjet kësaj nisme ju jepni mesazhin e duhur për vajzat dhe gratë se kushdo mund të luaj lojën që do dhe që do të zgjedh. Gjëra që dje dukeshin të pamundura, por nuk ka sporte apo lojra që femrat nuk mund të luajnë. Ndërkohë çështja e dytë lidhet me meshkujt që tashmë e kanë të qartë që janë shembuj për atë që janë brenda dhe jashtë fushe me sjelljen e tyre dhe kjo është përgjegjësi e madhe, prandaj do t’ju kërkoja që ju ta përdorni këtë ekspozim që keni për të treguar se çfarë do të thotë të jesh një mashkull i denjë në ditët e sotme.”

Klubi Tirana është skuadra e tretë në botë pjesë e kësaj nisme dhe e këtij program të kombeve të bashkuara, së bashku me dy skuadra të tjera nga kampionati Turk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA