Dëmtimi, pakënaqësitë, Botërori dhe krisja e raporteve/Lukaku, sa pika të përbashkëta me lamtumirën nga Interi… 26/03 17:46
Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave.
Në njoftimin e klubit parizien bëhet me dije se për të siguruar vazhdimësinë e projektit sportiv të realizuar në verën e vitit 2022, i gjithë stafi teknik është mbajtur dhe do të vazhdojë misionin me ekipin e femrave.
Jocelyn Precheur, djali i Gerard, deri më tani në rolin e ndihmës trajnerit, është ngritur në detyrë dhe ka marrë drejtimin e ekipit të parë të femrave.
Paris Saint-Germain falënderon Gerard Precheur për investimin dhe punën e bërë gjatë 14 muajve të fundit./ SuperSport
Top Channel