Vrasësi rus që copëtoi të dashurën, fiton lirinë pasi kreu shërbimin për ushtrinë e Putin në Ukrainë (fotot)

28/09/2023 16:10

Një vrasës që tentonte të fshihte trupin e të dashurës së tij duke e copëtuar, është liruar së fundmi në Rusi pasi kreu shërbimin ushtarak në luftën ne Ukrainë.

Sadisti Dmitry Zelensky, 41 vjeç, ka fituar amnistinë nga autoritetet ruse megjthë se vrau e copëtoi trupin e ish-të dashurës së tij , 27-vjeçares Tatiana Melekhina.

Tatiana ishte zhdukur në 2018, teksa më vonë Dmitry pranoi se e kishte mbytur dhe kishte copëtuar trupin e të ndjerës.

Ai ka marrë tashmë faljen për dënimin me 11-vjet burg në një koloni penale, sipas skemës së qeverisë së Putin të “luftës për liri”, siç ilustrohet rekrutimi i ushtarëve atje.

Marrëveshja për kriminelët kërkon të të kryhet shërbimi gjashtë-muaj në Ukrainë, dhe më pas jepet falja dhe rikthimi në jetën normale.

Familjarët e të ndjerës Tatiana raportohet se janë të zemëruar që nuk u njoftuan për lirimin e vrasësit.

Motra e viktimës Oksana tha: “Në gjyqin e tij na thanë se do të na njoftonin nëse lirohej ose ku do të vendosej, por asnjë nuk na ka njoftuar”.

Ndërsa nëna e Dmitry, Galina, tha: “Djali im shkoi në luftë për shumë arsye – mes të cilave dhe për të kompensuar atë që kishte bërë.”

FOTO GALERI
4/5
Familjarët e të ndjerës Tatiana raportohet se janë të zemëruar që nuk u njoftuan për lirimin e vrasësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA