Mbrëmjen e djeshme një 28-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në Malësinë e Madhe.

Pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve E. G., e A. K., me shtetasin S. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi E. G., 28 vjeç.

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj,  u arrestua shtetasit I. B., 59 vjeç dhe S. B., 18 vjeç babë e bir.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë konfliktit për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. G., 28 vjeç, nga fshati Demiraj, Malësi e Madhe, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA