Flakët në Pishporo të Fierit vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit dhe po marrin përmasa të mëdha.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm 30 efektivë zjarrfikës, 9 punonjës të ADZM dhe 40 forca të armatosura të repartit të Poshnjes, janë duke punuar për neutralizimin e vatrave të zjarrit të cilat riaktivizohen herë pas here duke dalë jashtë kontrollit. Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është tepër e vështirë pasi në zonën e mbrojtur pylli është mjaft i dendur.

Prej ditës së djeshme e është kërkuar ndërhyrje nga ajri por deri në këto momente helikopteri nuk duket në zonë teksa flaket vijojnë të përhapen.

Zjarri u riaktivizua mesditën e djeshme teksa në ndihmë të zjarrfikësve të Fierit u angazhuan edhe zjarrfikëse të Lushnjës, Patosit , Divjakës, Roskovecit, dhe Vlorës.

Shefi i shërbimit zjarrfikëse të bashkisë Fier, Zija Hyka, tha më herët se për shkak të nxehtësisë të shkaktuar nga vatrat, është e pamundur ndërhyrja nga zjarrfikësit.

“Deri më tani, situata nuk është e mirë, është shtuar edhe intensiteti i erës. Brenda vatrave të zjarrit ka shumë nxehtësi, nuk mund të ndërhyhet as me mjete, as me forca. Në terren kemi rreth 30 forca zjarrfikëse, 40 forca të ushtrisë dhe pesë mjete zjarrfikëse. Kemi kërkuar ndihmë nga ajri, është e domosdoshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA