Kreu i SPAK, Altin Dumani iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për disa nga çështjet më të bujshme që janë në dorë të kësaj strukture.
Dumani është pyetur për disa nga operacionet në fushën e drogës dhe ngjarje të tjera kriminale, të cilave u ka dhënë përgjigje, por pa dhënë shumë detaje për fazat e hetimit.
Kryeprokurori ka treguar për skuadrat e përbashkëta të hetimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe po bashkëpunohet me autoritetet e Amerikës Latine. Ai tregoi se ka pasur rritje të numrit të sekuestrimeve pasurore dhe procesimeve penale.
A ka njerëz të pushtetshëm të përfshire në ngjarje kriminale?
“Është thënë publikisht që janë gjetur komunikime në aplikacionin SKY. Ka pasur aludime për lidhje të personave të pushtetshëm në krim”
A ka përpjekje për të hequr emra të rëndësishëm nga çështjet hetimore?
“Absolutisht që jo. Kush do i heqë? Si mund të ketë manipulime”
Operacioni Metamorfoza, në Strasburg është arrestuar Behari. Kur do të ekstradohet?
“E kemi dërguar kërkesën për ekstradim. Presim finalizimin e procedurave.”
A do të ekstradohet Laert Haxhiu?
“Po punohet”.
Familjaret e Ervis Martinaj kanë dorëzuar një celular, çfarë po bën SPAK për këtë?
“Nuk kemi prova se ai ka vdekur. Për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetojmë.”
Marrëveshja me Dubain për ekstradimet? Fondet publike që janë në hetim dhe personat që fshihen atje?
“E kam ngritur unë u pari si shqetësim mungesën e marrëveshjes së ekstradimit me Emiratet e Bashkuara Arabe ne Parlament. Shpresoj për progres, ngjarja më e fundit ishte ndalimi dhe lënia e lirë e Josifit.”
Arrestimi i Leonard Dukës në Belgjikë, në çfarë faze është ekstradimi?
“Nuk e kam këtë informacion.”
Do të kemi një bilanc të punës së prokurorëve. Sa çështje heton secili? Sa është numri i çështjeve?
“Unë e kam bilancin personalisht, shoh volumin e secilit prokuror. Ne vlerësohemi nga KLP, një prokuror është në fazë vlerësimi aktualisht. I takon KLP vlerësimi.”
Kanabisi në Berat, bëhet fjalë për grup të strukturuar kriminal? Në çfarë faze janë hetimet
“Hetimet po vazhdojnë. Nuk mund të them më shumë.”
Top Channel