Janë lënë të lirë katër të shoqëruarit në Policinë e Shkodrës për vrasjen e Zef Gurit dhe plagosjen e djalit të tij, Gjin Gurit.
Pas dëshmisë së dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore, ata janë lënë të lirë. Njëri prej tyre, Edmon Nika ka folur për mediat duke deklaruar se ditën e vrasjes, ai nuk ka qenë në zonën e Dukagjinit, por në fshatin Stom Golem.
Për këtë ai shprehet se ka kamera sigurie të objekteve ku ka qëndruar. Madje, ai shton se prej tre muajsh nuk ka qenë në zonën e Dukagjinit. Nika sqaron edhe për lidhjen familjare që ka me viktimën dhe të birin.
“Unë nuk e di si është kjo histori, është histori koti për mua akuzimi. Unë jam dorëzuar vetë. Çfarë më kanë pyetur i i kam deklaruar të gjitha dhe i kam krejta me fakte. Kam qenë në Stom Golem, s’kam asnjë lidhje, s’ka shance ajo punë. Ka mundësi të jetë prej mediave. Jam i pafajshëm lidhur me atë çështje. Vërtetohet me kamera dhe dëshmitarë ku kam qenë unë. Hera e fundit që kam qenë në Dukagjin, ka nja tre muaj. Nuk kam pasur asnjë konflikt me ta. I njoh ata, kemi lidhje gjaku. Për konfliktin nuk kam dijeni. Unë emrin e tim e pash në TV dhe u dorëzova në polici. Pse me u fsheh kot, kur jam i pafajshëm”-u shpreh Edmond Nika.
Mbrëmjen e djeshme në Dukagjin gjatë një atentati ka mbetur i plagosur një 43-vjeçar Gjin Guri dhe ka mbetur i vdekur babai i tij 73 vjeç Zef Guri. Nika u shoqërua bashkë me tre të tjerë si persona që kanë dijeni për ngjarjen.
Top Channel