
25/02 09:55
Jo vetëm Xabi Alonso për pankinën e Realit të Madridit. Drejtuesit e “Los Blancos” kanë edhe një tjetër preferencë në lidhje me pasardhësin e Carlo Ancelottit.
Italiani do të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit në fundin e sezonit, ndërkohë që Florentino Perez ka një vlerësim të madh për Roberto De Zerbin.
44-vjeçari italian po dhuron spektakël me Brightonin në Premier League, teksa njësoj ka bërë edhe me Sassuolon në Serie A.
De Zerbi krahasohet me Pep Guardiolën për stilin e tij të futbollit. Tekniku nga Brescia frymëzohet nga spanjolli i Manchester City, teksa ka kontratë me Brightonin deri në 2026. /Supersport
Top Channel