Interi u befasua nga Sassuolo në “San Siro”, skuadër që i shkaktoi humbjen e parë sezonalë në Serie A.
Golat e bukur të Nedim Bajramit dhe Domenico Berardit, sollën përmbysjen 1-2 të skuadrës së Dionisit.
Humbje e dhimbshme e cilësoi Simone Inzaghi. Trajneri i Interit analizoi se çfarë nuk shkoi tek ekipi i tij, që u shuajt në pjesën e dytë.
“Janë ndeshje që vendosen nga detaje të vogla. Skuadrës i mungoi kthjellësia e duhur për të reaguar pas avantazhit të Sassuolos.
Zhvilluam një pjesë të parë të mirë kundër një skuadre me vlera. Por duhet të shënonim më shumë se një gol duke llogaritur rastet e krijuara.
Në të dytën e humbëm forcën tonë, nuk ishim kompaktë. Një humbje që të dhemb. Bëhet shumë e vështirë të rikuperosh kur nuk je më i kthjellët“, theksoi Inzaghi./ Supersport
Top Channel