Barcelona nën akuzë për korrupsion, çfarë rrezikon!

28/09/2023 13:38

Tjetër stuhi mbi Barcelonën dhe ish-presidentët e saj.

Gjykatësi instruktor i Gjykatës numër 1 të Barcelonës, Joaquin Aguirre, ka akuzuar klubin katalanas për korrupsion për çështjen Negreira, ish zv/Presidentin e arbitrave. Në kompaninë e të cilit, Barcelona ka derdhur pagesa mbi 7.3 milionë euro.

Bashkë me klubin akuzohen edhe Enriquez Negriera dhe i biri i tij, përveçse edhe ish-presidentët e Barçës, Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell. Ndërkohë, mëngjesin e së enjtes një skuadër e Guardia Civil u paraqit në selinë e Komitetit Teknik të Arbitrave në Las Rozas. Ku ka kryer kontrolle për të gjetur dokumente të tjera që mund të kenë lidhje me çështjen Negreira.

Vëmendja e hetuesve ka të bëjë mbi të gjitha me faturat e dekadës së fundit, që mbulojnë dy presidenca specifike, atë të Sandro Rosell dhe të Josep Maria Bartomeu. Që sipas organeve fiskale kanë arritur dhe mbajtur një akord verbal shumë sekret me Enriquez Negriera.

Sipas versionit të Barcelonës dhe të vetë Negreiras të dëgjuar nga prokuroria, bëhet fjalë thjesht për konsulenca. Por sipas rindërtimit të ngjarjeve nga hetuesit, Negreira kishte një rol aktiv në përzgjedhjen e arbitrave për ndeshjet e kampionatit, dhe shpërblimet e marra nga Barcelona nëpërmjet kompanive të tij nuk kishin asnjë bazë ligjore apo statutore. Pasi nuk parashikohen as nga statuti i klubit dhe as nga Asambleja e Përgjithshme.

Çfarë rrezikon Barcelona

UEFA, më 23 mars hapi një hetim në lidhje me shkeljen e mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s nga ana e Barcelonës. Që më pas u pezullua më 27 korrik, fakt ky që i mundësoi klubit katalanas të regjistrohej në Champions League 2023-2024. Por hetimi u pezullua me mundësinë e rihapjes në rast të daljes së elementëve të rinj, dhe nëse ato ekzistojnë Barcelona rrezikon përjashtimin nga kompeticionet europiane.

Përtej përgjegjësive të administratorëve (që duhet të përgjigjen edhe privatisht për falsifikim dokumentesh dhe administrim të paligjshëm) klubi mund të përballet edhe me një gjobë. Sa “trefishi i vlerës së përfituar”, ose me ndalesa të veçanta për një periudhë nga 1 deri në 6 vjet siç parashikohet nga kodi penal spanjoll.

Për sa i përket La Ligas, veprat për të cilat akuzohet Barcelona janë parashkruar. Ligji i Sportit parashikon se shkeljet me peshë më të madhe parashkruhen pas 3 vjetësh. Pagesa e fundit nga ana e Barcelonës e zbuluar nga organet fiskale, daton në 2018. Ndaj është jashtë periudhës kohore maksimale kur mund të ndërhyhej në lidhje me rezultatet e arritura nga Barcelona në kampionatin spanjoll./Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA