Abuzoi me fondet e klubit sportiv, arrestohet ish-nënkryetari i Bashkisë së Librazhdit
28/09/2023 13:45
Andri Çota, ish-nënkryetar i bashkisë së Librazhdit, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka abuzuar me fondet e një klubi sportiv, është arrestuar nga policia.
Në pranga ka rënë Andri Çota, 37 vjeç, banues në Librazhd. Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, më datë 21 shtator të këtij viti i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka mbajtur postin nënkryetar i bashkisë Librazhd, ka keqpërdorur fondin për klubin sportiv, duke shkaktuar dëm ekonomik.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel