Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në mesnatë në Sukth të Durrësit, ku ka mbetur i vrarë Fatjon Dervishi, 38 vjeç.

Nga informacionet e para, mësohet se ngjarja ka ndodhur tek shinat e trenit, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të 38-vjeçarit.

Fatjon Dervishi u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA