Flakët në pyllin me Pisha në Pishporo të Fierit vijojnë të përhapen me shpejtësi, të favorizuara dhe nga era e fortë.

Në vendngjarje ndodhen 8 mjete zjarrfikëse, 3 të Fierit, 1 e Rroskovecit, 1 e Divjakës, 1 e Lushnjës dhe 1 e kompanisë Alpetrol 1 e Vlorës dhe dy autobote uji.

Sipas prefektit Lefter Shehaj, i cili ndodhet pranë vatrës së zjarrit për të monitoruar nga afër situatën pohon se pritet ndërhyrje nga ajri pasi terreni i vështirë dhe zjarri në kurorën e pishave e vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëseve.

Zjarri i 3 ditëve më parë në pyllin e Darzezës ka shkrumbuar mbi 280 HA pyll me pisha dhe shkurre 2 stane dhe 1 magazinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA